Partia Socialiste e Serbisë ka filluar bisedime për krijimin e një koalicioni me aleancën pro-perëndimore të Presidentit Boris Tadiç, pas largimit nga përpjekjet për krijimin e një shumice parlamentare me nacionalistët.
Udhëheqësi socialist,
Ivica Daçiç i tha gazetarëve dje se një koalicion me Partinë Radikale dhe
Partinë Demokratike të Serbisë "nuk është më i mundshëm", sepse partia e tij
"nuk ka pikëpamje të njëjta mbi problemet kryesore" me nacionalistët.
Koalicioni i Presidentit
Tadiç, për një Serbi Evropiane, fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet
parlamenare të muajit të kaluar, por jo shumicën e nevojshme për krijimin e
qeverisë.
20 vendet e fituara nga
Partia Socialiste e presidenti të fundit të Jugasllavisë, Sllobodan
Millosheviç, i garantojnë secilës palë një shumicë parlametare në kuvendin prej
250 vendesh.//IB