Beograd: Sot pritet të votohet qeveria e re e Serbisë

Në Beograd sot pritet të votohet qeveria e re e Serbisë, e udhëhequr nga blloku properëndimor, ndërsa autoritetet në Prishtinë shpresojnë që kjo qeveri të lërë mënjanë politikat e ndarjeve etnike. Megjithatë, për Prishtinën zyrtare, zhvillimet politike në Serbi nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimet politike në Kosovë.