Kompania më e madhe e naftës në botë, Exxon Mobil
thotë se fitimet e saj u rritën 14 për qind në tremujorin e dytë të vitit
krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ndërkohë që çmimet e naftës
arritën nivele rekord.
Kompania
njofoi sot se kishte siguruar 11.7 miliardë dollarë fitime, duke thyer një
rekord që e kishte vendosur po vetë për fitimet më të larta tremujore të një
kompanie amerikane.
Exxon
thotë se kishte nxjerrë 10 miliardë dollarë fitime nga prodhimi dhe shitja e
naftës, duke përfituar nga çmimet rekord të naftës.
Megjithatë
fitimet nuk ishin aq të larta sa ç'parashikohej. Çmimi i aksioneve të kësaj
kompanie ra afro 3 për qind sot në mëngjes në bursë.
Po sot
kompania më e madhe evropiane e prodhimit të naftës Royal Dutch Shell njoftoi
se kishte shënuar një rritje prej 33 për qind në në fitimet e tremujorit të
dytë, pothuajse sa shifra rekord e Exxon-it.
Kompanitë
e naftës janë kritikuar ashpër për fitimet e larta në një kohë kur konsumatorët
po paguajnë çmime rekord për karburantin. //mm//