Masat e shtuara të sigurisë të ndërmarra nga Kina gjatë lojërave olimpike pësuan një goditje qysh në ditën e parë pas një sulmi ndaj disa turistëve amerikanë dhe pytjeve të ngritura për një disident qe cilesohet i humbur.
Zyrtarët kinezë thanë se një person nga juglindja e Kinës sulmoi me thikë dy amerikanë dhe një kinez që shërbente si guidë e tyre para të hidhej nga një ndërtesë e lartë në Pekin.
Njëri nga viktimat amerikane, ishte vjehrri i trajnerit të ekipit amerikan të volejbollit. Gruaja e tij dhe shoqeruesi u dërguan në spital.
Agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol tha se sulmuesi duket se kishte lidhje me grupe terroriste por se hetimet po vazhdojnë ende.
Sulmet ndodhen megjithë masat e shtuara të sigurisë në Kinë për olimpikët ku janë angazhuar më tepër se 100 mijë policë dhe ushtarë.
Ndërkohë grupi kinez për mbrojtjen e të drejtave të njeriut tha se gruaja dhe vajza e disidentit të burgosur Hu Jia janë zhdukur dhe mund të jenë burgosur nga autoritetet kineze. Grupi thotë se nuk kanë kontakte me gruan e disidentit që nga 7 gushti, një ditë para se të hapeshin lojërat olimpike.
Edhe një grup për të drejtat e Tibetit tha se 5 anëtarë të tij, tre amerikanë, një kanadez dhe një gjerman protestuan në sheshin Tienanmen dhe janë burgosur nga autoritetet kineze.