Ministri Basha në takimin e Brukselit

Aleanca e Natos dërgoi një sinjal të fuqishëm në mbështetje të Gjeorgjisë sot.

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje aleatëve të forcojnë lidhjet ushtarake me ish republikat sovjetike në kufi me Rusinë.

Shqipëria morri pjesë për herë të parë në mbledhje të aleancës. Në takimin e ministrave të jashtëm të Natos mori pjesë edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha. Në emisionin televiziv Ditari, Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me zotin Basha për të mësuar në se kishte divergjenca brenda Natos për qëndrimin ndaj kësaj çështjeje dhe cili është qëndrimi që ka mbajtur Shqipëria atje.