Senatorja Hillari Klinton u kërkoi votuesve
amerikanë që të zgjedhin ish-rivalin e saj, senatorin Barak Obama si
president, duke thënë se në këtë moment me rëndësi vendimtare nuk duhet
zgjedhur republikani Xhon Mekein.Zonja Klinton konsiderohet një zë i fuqishëm në politikën amerikane, pasi mori 18
milionë vota në betejën e gjatë dhe të ashpër me zotin Obama për të siguruar
emërimin e Partisë Demokrate.
Senatorja Klinton tha se demokratët e kanë bërë të qartë se duan të zgjidhin çështje kritike, si gjendja e keqe e ekonomisë dhe dobësimi i mbështetjes për Amerikën në botë.
Në fjalimin e përjavshëm në radio në emër të Partisë Demokrate, zonja Clinton tha sot se “kontrasti mes demokratëve dhe republikanëve nuk ka si të jetë më i dukshëm”.
Fushata e zotit McCain ka bërë përpjekje për të bërë për vete demokratët, veçanërisht gratë, të cilat janë zhgënjyer që zonja Klinton nuk e fitoi emërimin e partisë së saj dhe nuk u zgjodh nga senatori Obama si kandidate për nënpresidente.
Zonja Clinton i bëri komentet një ditë pasi zoti McCain zgjodhi guvernatoren nga Alaska Sarah Peljin si kandidate për nënpresidente.//IB