Myslimanët në mbarë botën po përgatiten për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Disa vende e fillojnë kremtimin e kësaj feste nesër.Fillimi i kësaj feste fetare varion në vende të ndryshme në varësi të shfaqjes së hënës së re. Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islamik, shënon 1 mijë e 400 vjetorin e ditës kur Kurani iu shfaq Profetit Muhamet.
Për besimtaret myslimanë,
muaji i Ramazanit është një mundësi për të treguar përkushtimin e tyre ndaj
besimit dhe Zotit, përmes agjerimit nga e ngrëna, pirja, tymosja e duhanit, që
zbatohet që nga agimi deri ne muzg. //mm//