Shqipëri: Mediu paraqitet në Prokurorinë e Përgjithshme

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu u paraqit sot për herë të parë në Prokurorinë e Përgjithshme që pas heqjes së imunitetit, për t’u marrë në pyetje rreth shpërthimit në fabrikën e caktivizimit të armatimeve në Gërdec më 15 mars, ku humbën jetën 26 persona.

Ish ministri Mediu shkoi sotnë mëngjes në prokuori. Atij i është komunikuar nga prokurorët se është person nën hetim. Seanca e pyetjeve zgjati për rreth 7 orë. Ish ministri i Mbrojtjes Mediu dyshohet, sipas Prokuorirsë, për një seri shkeljes që kanë të bëjnë me procedurat e procesit të caktivizimit të municioneve të ushtrisë, shkelje të vendimeve të qeverisë si dhe të akteve të lëshuara prej tij. Sipas prokurorisë, ish ministri ka anashkaluar edhe forcat e armatosura.

Avokati mbrojtës i zotit Mediu deklaroi se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se zgjatja e seancës së pyetjeve është një procedurë normale. Sipas burimeve nga Prokuoria, ish ministri Mediu pritet të thirret sërish para grupit të prokuorëve që merren me këtë çështje. (ze)