Fushata presidenciale e dyshes Xhon Mekein dhe Sara Pejlin, pas përfundimit të kuvendit të partisë, duket se është bërë më aktive. Dy anketa të reja tregojnë dyshen republikane me një avantazh të lehtë ndaj demokratëve Barak Obama dhe Xho Bajdën. Tani Xhon Mekein dhe Sara Pejlin jane duke bërë fushatë, kryesisht me parrullën për ndryshim.
Kampi elektoral i kandidatit për President, Xhon Mekein, duket se po ndjen kënaqësinë e një vrulli energjish të reja.
Duke pranuar emërimin nga partia, zoti Xhon Mekein aktivizoi bazën e tij republikane dhe përcaktoi parullën kryesore për fushatën.
“Ne duhet t’u përshtatemi arritjeve të historisë dhe të
ndryshojmë mënyrën e punës në Uashington”, - tha zoti Mekein.
Ndryshimi dhe reforma janë tashmë formula e çiftit republikan. Por, duke pasur parasysh Presidentin Bush, gjithashtu një republikan, jo popullor, premtimi i zotit Mekein është vështirë të besohet. Xhon Sajds është profesor i shkencave politike në Universitetin Xhorxh Uashington.
“Kur shumica e popullsisë nuk miraton
punën që bën Presidenti, krijohen kushte që “kryefjala” e zgjedhjeve të jetë ndryshimi. Kështu, zoti Mekein do të thotë; ‘Unë jam përfaqësues i ndryshimit, sepse kam
bërë këtë apo atë’. Zoti Obama dhe zoti Bajdën do të thonë; ‘Jo ai nuk është,
në të vërtetë ai është pjesë e administratës së paaftë, që shumë nga ju nuk e
mbështesni’. Kështu kjo krijon pikëpyetjen e bashkëfajësisë.”,- thotë profesori.
Por, Xhon Mekein gjithashtu është duke përdorur në fushatë eksperiencën e tij. I lindur në vitin 1936, ai është fëmija dhe nipi i dy admiralëve të marinës ushatarake. Ai u bë pilot ushtarak dhe gjatë luftës në Vietnam mori pjesë në misione luftarake.
Aeroplani i tij u rrëzua në vitin 1967 në veri të Vitnamit, duke bërë që ai të kalonte 5 vjet e gjysëm si rob lufte, duke i qëndruar rrahjeve brutale. Ai u kthye në atdhe si hero kombëtar.
I zgjedhur për herë të parë në Kongres në vitin 1982, zoti Mekein është duke shërbyer një mandat të katërt si senator, i specializuar në problemet e mbrojtjes dhe politikës së jashtme
E kaluara e tij në ushtri dhe marrëdhëniet me jashtë janë një cilësi që ai e ka theksuar vazhdimisht në garën e tij për President.
“Ne përballemi me shumë kërcënime të rrezikshme në
këtë botë të rrezikshme. Unë jam I përgatitur për t’i përballuar”, - tha zoti Mekein.
Heronj të ushtrisë, si p.sh. komandanti i forcave aleate në Luftën e Dytë Botërore, Duajt Ajzenhauer, kanë fituar më parë presidencën për arsye të eksperiencës së tyre. Por në rastin e zotit Mekein, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme, thotë studiuesi i historisë së presidentëve, Stefën Hes.
“Kjo është një histori e shqyar, por kjo nuk është si
e Xhorxh Uashingtonit, e Ulisis Grantit, apo Duaijt Ajzenhauerit. Nuk mendoj që
vetëm përvoja ushtarake është e mjaftueshme që Xhon Mekein të zgjidhet
president,”- tha studjuesi.
Në fushatë elektorale ajo ka treguar një aftësi për të sulmuar dyshen demokrate, duke e përkufizuar në këtë mënyrë:
“Ja si i shoh unë kunndërshtarët në këto zgjedhje. Në
politikën e sotme janë disa kandidatë të cilët përdorin ndryshimin për të bërë
karrierë dhe ka të tjerë si Xhon Mekein, të cilët përdorin karrierën e tyre për
të bërë ndryshime,” - tha zonja Pejlin.
Megjithatë, përvoja e saj e kufizuar në marrëdhëniet e brendëshme dhe ndërkombëtare, mund të jetë një disavantazh. Tradicionalisht, votuesit nuk kanë votuar për presidentin duke u bazuar nga zgjedhja e nënpresidentit.
“Tani ajo është tërheqëse si politikane e re, por kur
të përfundojë kjo fazë, do të kuptonim
se sa pak diferencë sjell nënpresidenca në rezultatet e zgjedhjeve. Kjo është
thjesht Historia Amerikane,” -thotë studjuesi Hes.
Ende, disa anketa tregojnë se zonja Pejlin ka ndihmuar në rritjen e popullaritetit të zotit Mekein, veçanërisht midis grave të bardha. Ato mund të jenë një grup vendimtar në nëntor.//lk