Byroja Federale e Hetimeve, FBI-ja ka filluar një hetim për 4 institucionet financiare amerikane në qendër të krizës së Uoll Stritit.
Sipas njoftimeve të medias, FBI-ja po heton për mundësinë e mashtrimeve nga gjigantët financiare të kredive të strehimit Fannie Mae dhe Freddie Mac, kompanisë së sigurimeve AIG dhe bankës së investimeve Lehman Brothers.
Hetimet janë përqendruar tek institucionet dhe drejtuesit e tyre dhe janë pjesë e një hetimi të gjerë për mashtrime nga FBI-ja.
Agjencia po kryen 26 hetime gjithsej lidhur me sektorin financiar që pothuajse dështoi plotësisht.Një nga rastet ka të bëjë me arrestimin e dy ish-menaxherëve të bankës së investimeve Bear Stearns, që u arrestuan në qershor nën akuza për mashtrime.
Bear
Stearns pothuajse falimentoi në mars të këtij viti, para se të blihej nga banka
rivale J.P. Morgan Chase. //kk//