Universiteti i Evropës Juglindore me qendër në Tetovë, ka hapur tre programe studimore edhe në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, duke ua lehtësuar mundësitë e studimit të interesuarve nga Shkupi dhe nga vise të tjera. 120 studentë janë regjistruar në këtë vit akademik në Shkup. Ata do të ndjekin studimet në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht.