Tre shkencëtarë fitues të Nobelit në fizikë

Dy shkencëtarë japonezë dhe një amerikan me origjinë japoneze fituan çmimin Nobel në fizikë për vitin 2008.

Komisioni Nobel në Stokholm të Suedisë i dhanë çmimin shkencëtarëve japonezë Makoto Kobayashi dhe Toshihide Maskawa për zbulimin e orgjinës së simetrisë së thyer e cila parashikon ekistencën e të paktën e tre tipeve të pjesëzave nënatomike të quajtura "kuark".



Amerikani me orgjinë japoneze, Yoiçiro Nambu mori pjesën e tij të çmimit për zbulimin e mekanizmit të simetrisë së thyer në fizikën e pjesëzave nënatomike. Zbulimet e tij ndihmojnë për të shpjeguar se përse universi është i përbërë kryesisht nga lënda dhe jo nga anti-lënda.

Komisioni i Çmimit Nobel tha sot se këto zbulime shpjegojnë, se si universi ka arritur të mbijetojë sepse sasi të njëjta të lëndës dhe antilëndës do të kishin asgjësuar njëra-tjetrën.//lk