Nasa, sondë për vëzhgimin e shpërthimeve diellore

Agjencia NASA e Hapësirës sot do dërgojë nga Ishujt Marshall në Oqeanin Paqësor, një sondë, me një mision dy-vjeçar, për të vëzhguar shpërthimet që ndodhin sipërfaqen e sistemit diellor.

NASA thotë se sonda IBEX do të qëndrojë në orbitë në një distancë tepër të madhe nga Toka, për të fotografuar të ashtuquajturën vijë e kufirit të yjeve. Kjo është një zonë prej miliarda kilometrash larg planetit tonë, ku erërat e nxehta diellore përplasen me gazet e ftohta të hapësirës.

Shkencëtarët thonë se kjo zonë është jetike për sigurinë e fluturimit të njerëzve në hapësirë, duke shërbyer si një mburojë ndja rrezatimeve të rrezikshme kozmike për orbitën e Tokës. Pamjet e marra nga sonda do t’i ndihmojnë shkenvëtarët të kuptojnë për herë të parë bashkëveprimin mes Diellit dhe Galaktikës.//rd//