Një grup investitorësh italianë, thonë se do të vazhdojnë negociatat për të shpëtuar nga falimentimi linjën ajrore italiane Alitalia, pavarësisht kundërshtimeve të sindikatës.
Shoqëria ajrore italiane shpalli planet e saj të premten në mbrëmje, pas një afati përfundimtar që kishte vendosur vetë për përfundimin e bisedimeve për marrëveshjen.
Grupi i investitorëve ka ofruar rreth 1.4 miliardë dollarë per shoqërinë ajrore Alitalia, për ta shpëtuar atë nga falimentimi. Por grupi i investitorëve shtoi se duhet qe njekohesisht të shkurtojë nje pjese te vendeve te punes.
Vetëm 4 nga 9 sindikatat e linjës ajrore e kanë miratuar planin e shpëtimit.
Pa ndihmë nga Shoqëria Ajrore e Italisë dhe te nje investitori tjetër, Alitalia mund të falimentoje plotesisht.
Linja ajrore eshte rreth 50% prone e shtetit.
Kjo kompani po humbet rreth 4 milion dollarë në ditë dhe ka thuajse 1.5 miliardë dollarë borxh, shumë e cila do të paguhet nga taksapaguesit italianë, nëse nuk realizohet marreveshja e shpëtimit.