Xhon Mekein pranon humbjen, uron Barak Obamën


Zoti Xhon Mekein mbajti një fjalim, ku pranoi se Barak Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.


Senatori Xhon Mekein i tha përkrahësve në shtetin e tij Arizona, se e kishte telefonuar rivalin demokrat për ta përgëzuar, menjëherë pas numërimti të votave.


Zoti Mekein tha se i kishte thënë zotit Obama se e admironte për aftësinë e tij për të frymëzuar shpresat e miliona amerikanëve. Zoti Mekein tha se do të bënte gjithshka për ta ndihmuar zotin Obama që t’i bashkojë amerikanët t’i kthejë vendit begatinë dhe për mbrojtur sigurinë e Shteteve të Bashkuara.//lk