BE dakort me kushtet e Serbisë për EULEX-in

Bashkimi Europian pranoi kushtet kryesore të Serbisë për vendosjen në Kosovë të misionit të BE-së, EULEX.

Drejtori i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Pier Mirel, tha se BE-ja do të japë pëlqimin që misioni i saj të marrë mbështetjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të jetë i paanshëm përsa i përket statusit të Kosovës.

Personeli i BE-së do të zëvendësojë misionin e OKB-së i cili vepron në Kosovë që nga viti 1999. EULEX-i shpreson të parandalojë një vakum të mundshëm në Kosovë pas shkurtimit të misionit të OKB-së.

Autoritetet e BE-së ranë gjithashtu dakord që EULEX-i të mos i referohet planit Ahtisarii cili i dha Kosovës pavarësi të kushtëzuar.//rd//