Me rritjen e çmimeve të artikujve ushqimorë në të gjithë botën, familjet e
vendeve në zhvillim nuk janë të vetmet që po vuajnë pasojat.
Për shumë familje amerikane, sot është më e
vështirë të shkojnë të blejnë në supermarket. Këta dy prindër me vajzën e tyre
që kanë shkuar në supermarket pranë Uashingtonit e vënë re çdo ditë rritjen e
çmimeve.
Për
të kompensuar koston e lartë të ushqimeve, amerikanët kanë pakësuar përdorimin
e makinës, nuk hanë aq shpesh në restorante dhe përpiqen të gjejnë mënyra për
të shpenzuar më pak.
Çmimet
e ushqimeve janë rritur kudo. Shifrat e nxjerra nga qeveria në korrik tregonin
se vitin e kaluar çmimet e mallrave ushqimore ishin rritur 7 për qind.
Drithërat u rritën 12 për qind. Produktet e bulmetit u rritën mbi 8 për qind,
ndërsa frutat dhe perimet 10 për qind.
Analistët
thonë se shumë nga ata që kërkojnë ndihmë me ushqimet, bëjnë pjesë tek
punëtorët me rroga të ulëta.
Roksana
Rajs është drejtore ekzekutive e organizatës “Ushqim për të tjerët” që u jep
ushqime falas njerëzve në nevojë.
“Shumë nga klientët tanë ose kanë
humbur punën kohët e fundit ose punojnë por nuk i plotësojnë dot nevojat bazë
të familjes” - thotë ajo
Isak Kohen është ekonomist dhe president i një firme ndërkombëtare konsultash në
Washington. Ai përmend kërkesën globale për ushqime si arsye për rritjen e
çmimeve në Shtetet e Bashkuara.
“Kërkesa është rritur për disa arsye:
në shkallë ndërkombëtare për shkak të rritjes së jashtëzakonshme në Kinë dhe
Indi. Nga ana tjetër misri po përdoret për biokarbure në Shtetet e Bashkuara
dhe ky është një faktor i rëndësishëm”. - thotë ai
Përsa
kohë kërkesa për drithërat amerikane në Kinë dhe Indi mbetet e lartë, eskpertë
si Kohen parashikojnë që rritja e çmimeve të vazhdojë. Kohen parashikon që
çmimet të bien. Por tani për tani, njerëzit
thonë se e vetmja shpresë për ta është që të rriten edhe të ardhurat.//mm//