Kosovë: Autoritetet bëjnë thirrje për kthimin e të zhvendosurve

Në Kosovë, përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të zhvendosur, në veçanti atyre të komunitetit serb, që të kthehen në shtëpitë e tyre. Kthimi i qendrueshëm i të zhvendosurve, para së gjithash i serbëve, paraqet njërin prej standardeve më të rëndësishme që Kosova duhet të plotësojë si shtet. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë Edona Demaj. //iç//