Kompania e shërbimit celular Verizon thotë se disa nga punonjësit e saj
kishin mundur të shihnin pa autorizim faturat e një llogarie joaktive të
Presidentit të zgjedhur Barak Obama.
Presidenti i kompanisë të celularëve Verizon Louell Mekadam i kërkoi falje zotit Obama. Ai tha se celulari në fjalë ishte një telefon i thjeshtë nga ku nuk mund të dërgoheshin mesazhe elektronike.
Zoti Mekadam premtoi se kompania do të marrë masa disiplinore ndaj
atyre që kishin ndërmarrë këtë veprim. //kk//