Paqartësi rreth çisternës saudite e rrëmbyer nga piratë somalezë

Ka njoftime kontradiktore sot rreth vendit dhe shpërblimit që kërkohet për një çisternë gjigande saudite të naftës e rrëmbyer nga piratë somalezë javën e kaluar.

Dëshmitarët në qytetin Harardere në Somali thanë se piratët që kapën anijen Sirius Star kanë lëvizur më tej në det për të mënjanuar militantët islamikë që kërcënojnë të shpëtojnë çisternën me forcë.

Megjithatë, një burrë që besohet të jetë drejtuesi i piratëve, duke folur përmes telefonit satelitor me Zërin e Amerikës i mohoi njoftimet. Ai tha se piratët nuk janë të shqetësuar nga sulme të mundshme nga grupi al-Shabab apo ndonjë grup tjetër militantësh islamik.

Ai nuk e dha emrin e tij dhe nuk pranoi të konfirmonte njoftimet e lajmeve se grupi i tij e ka pakësuar kërkesën për kthimin e anijes në 25 milionë dollarë. (ze)