Doganat e Kosovës marrin përgjegjësitë nga UNMIK-u

  • Edona Demaj
    Prishtinë

Sot në Prishtinë Doganat e Kosovës morën mbi vete të gjitha përgjegjësitë që deri tani i kishte Shërbimi Doganor i UNMIK-ut. Autoritetet në Kosovë shpresojnë se me shtrirjen e Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe Drejtësinë, doganierët vendas do të fillojnë veprimtarinë e tyre edhe në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.