Në Tiranë, gazeta "Tema", një nga gazetat e njohura për denoncimin e
korrupsionit të qeveritarëve, rrezikon të mbyllet për shkak të prishjes
së njëanëshme nga Ministria e Ekonomisë të kontratës 20-vjeçare për
mjediset e shtypëshkronjes së saj. Drejtuesit e gazetës "Tema" pohojnë
se kanë investuar sipas kontrates rreth 450 mijë euro në mjedisin e
marrë me qera, dhe prishja e njëanëshme e kontratës është e padrejtë,
dhe ka veçse motive politike, që lidhen me qendrimet editoriale të
kësaj gazete.