Prishtina: Serbia synon pengimin e procesit politik në Kosovë

Autoritetet në Kosovë thonë se incidentet e fundit në veri të Mitrovicës janë rrjedhojë e veprimeve të Beogradit, nëpërmjet strukturave paralele, për të dëmtuar procesin politik në Kosovë. Reagimet e udhëheqësve të Prishtinës pasuan një letër të presidentit serb Boris Tadiç, dërguar Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për masa të pamjaftueshme mbrojtëse për serbët gjatë incidenteve të fundit në veri të Kosovës.