Emigrantët shqiptarë kthehen pas pushimeve

Disa mijëra emigrantë shqiptarë po udhëtojnë drejt Greqisë pasi kaluan festat e fundvitit në Shqipëri. Emigrantët pohojnë se trazirat në Greqi nuk kanë ndikuar deri tani në punen dhe jetën e tyre ndërsa kriza ekonomike ka nisur të ndihet në dërgimin e më pak të ardhurave në Shqipëri.