Kosovë: Besimtarët e ritit ortodoks po kremtojnë Krishtlindjet

Besimtarët e ritit ortodoks në Kosovë po kremtojnë krishtlindjet sipas kalendarit të vjetër që shënon sot lindjen e Jezu Krishtit. Besimtarët e komunitetit serb thanë se jeta e tyre në Kosovë zhvillohet në kushte të vështira ndërsa udhëheqësit politikë të vendit po u bëjnë thirrje atyre që të integrohen në jetën politike dhe t'i japin fund kundërshtimit të pavarësisë së Kosovës. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Besim Abazi.