Presidenti Xhorxh Bush i bëri thirrje vendit në fjalimin
e tij të fundit radiofonik të qëndronte vigjilent kundër sulmeve të armikut.
Zoti Bush tha se kërcënimi më i madh për amerikanët është ende mundësia e një sulmi tjetër terrorist. Ai paralajmëroi se armiqtë e Amerikës kanë durimin dhe vendosmërinë të sulmojnë përsëri Amerikën.
Presidenti Bush i shprehu urimet më të mira presidentit të ardhshëm Obama i cili do të bëjë betimin ditën e martë.
Barak Obama ndërkaq gjatë fjalimit të përjavshëm të
Partisë Demokrate refektoi mbi rëndësinë historike të ceremonisë së
inaugurimit.
Ai tha se kjo ceremoni është shprehja e drejtpërdrejtë e vlerave amerikane, është kalimi paqësor i pushtetit nga një udhëheqës tek tjetri.
Zoti Obama i kërkoi amerikanëve të mos harrojnë se shumë njerëz në botë nuk e mendojnë dot kalimin e pushtetit pa protesta apo dhunë./mm//