Ndryshe nga më parë, në
panairin e sivjetshëm mungojnë darkat e shtrenjta dhe paraqitjet luksoze tipike
për panairin më të madh të auto-industrisë amerikane.
Ndërkohë që tre prodhuesit e mëdhenj luftojnë për të mbijetuar në këto kohë të vështira, panairi i sivjetshëm pati pamjen e një fushate besimi.
Në një shfaqje të fuqishme për kamerat televizive në pavionin e General Motors, qindra punonjës brohoritën për punëdhënësin e tyre. Shumë prej tyre ende mbajnë vendin e punës dhe po luftojnë për ta garantuar atë.
Por jashtë korridorit, shumë prej protestuesve janë ose të papunë ose në prag të humbjes së punës.Keith Kennedy ka dy vite që ka humbur punën tek Chrysler. Ai është i zemëruar me qeverinë për paketën financiare për firmat në Wall Street po pa i dhënë të njëjtën ndihmë edhe industrisë së automobilëve.
“Ata u dhanë bankave 700 miliard dollarë dhe as nuk pyesin se
çfarë po bëhet me ato para. Ne po kërkojmë ndihmë dhe ata e quajnë garanci
ekonomike. Kjo nuk është garanci por kredi.” - thotë ai
Frank Warren ka punuar për General Motors derisa humbi punën në tetor. Ai fajson drejtuesit e GM për situatën ku ndodhet firma.
“Humbja e vendeve të punës ishte rezultat i vendimeve të
gabuara nga drejtuesit e lartë që superpaguajnë veten. Kjo na çoi këtu. Ne nuk
e dinim që ishim në prag të falimentimit.”
Presidenti i General Motos, Fritz Henderson pranon pjesërisht fajin.
“Mendoj se kemi bërë gabime, kemi edhe ne pjesën tonë të
fajeve. Ne mësojmë nga ato, i rregullojmë dhe përshtatemi. Mendoj se në çdo
biznes nëse rrezikon shumë do të bëhen disa gabime. Ne kemi bërë gabime dhe
duhet ti korrigjojmë ato.”- thotë ai //mm//
Përpjekja e GM për të korrigjuar gabimet doli në pah në panairin e makinave me Chevrolet Volt. Kjo do të jetë një makinë që do të bëjë qindra kilometra me një ngarkesë dhe e përballueshme financiarisht për pjesën dërrmuese të popullsisë.
Ndërkohë që teknologjia pas baterisë që ushqen makinën është ende nën studim, GM planifikon ta hedhë makinën në treg në nëntor 2010. Henderson thotë se e ardhmja e kompanisë varet nga suskesi i Volt-it.
FRITZ HENDERSON, GENERAL MOTORS
“Është një avancim në fushën teknologjike, kur flitet për imazhin dhe reputacionin tonë, dhe, me kalimin e kohës, për aftësitë tona në përdorimin afatgjatë të kësaj teknologjie tek automobilët.”
Për transformimin e automobilëve, GM gjithashtu planifikon të krijojë më shumë vende pune. Megjithëse negociatat me ligjvënësit e Michiganit vazhdojnë, GM do të ndërtojë fabrikën e baterive po aty. Një lëvizje e mirëpritur për qindra ish punonjës që kërkojnë të rikthehen në punë.
Por konkurruesit
e GM nuk janë shumë prapa. Chrysler pret t’i shtojë flotës së tij një makinë elektrike deri në vitin 2010. Kurse FORD planifikon të ketë një veturë elektrike gati për treg në 2011.