Ministri i Jashtëm gjerman takohet me udhëheqësit irakianë

Ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Shtajnmajer u takua me udhëheqësit irakianë në Bagdad sot për të diskutuar përpjekjet e rindërtimit, ndërkohë që situata e sigurisë përmirësohet.

Gjermania e kundërshtoi ndërhyrjen amerikane në Irak në vitin 2003. Zoti Shtajnmajer është zyrtari më i lartë gjerman që viziton Irakun që atëherë.

Zoti Shtajnmajer është takuar me ministrin e jashtëm irakian Hoshjar Zebari si dhe me presidentin Jalal Talabani dhe kryeministrin Nouri al-Maliki.

Dy palët nënshkruan memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim mbi disa nisma, duke përfshirë zhvillimin e prodhimit të makinave në Irak dhe përmirësimin e sektorit elektrik të vendit.

Gjermania shpalli gjithashtu plane për të hapur një zyrë biznesi në Bagdad, me një nëndegë në Ibril. Zoti Shtajnmajer po udhëton së bashku me përfaqësues të kompanive gjermane duke përfshirë kompaninë Simens dhe Daimler, të cilat po përpiqen gjithashtu të hapin zyrat e tyre në Bagdad.//kk//