Lista Forbes e më të pasurve të botës

Themeluesi i Mikrosoftit Bill Gejts kryeson listën e revistës Forbes për më të pasurit e botës, në një vit që provoi se edhe miliarderët nuk janë imunë ndaj rënies ekonomike globale.

Revista Forbes nxorri listën e 793 miliarderëve dje nga 1mijë e 100 që ishin një vit më parë.

Rënia e numrit të miliarderëve solli edhe rënien e pasurisë së tyre nga më shumë se 4 trilion vitin e kaluar në 2 presje 4 trilion këtë vit. I vetmi miliarderë që nuk humbi para ishte kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg.

Gejts kryeson listën me një pasuri prej 40 miliardë dollarësh. Investitori amerikan Uoren Bafet është në vendin e dytë me 37 miliardë. Manjati meksikan i telekomunikacioneve Carlos Slim renditet i treti me 35 miliardë.