Intervistë me zotin Imer Selmani, kandidat i partisë DRM

  • Isak Ramadani
    Shkup

Imer Selmani, kandidat i partisë Demokracia e Re për president të Maqedonisë thotë se vetëm një president i cili do të ishte shqiptar do të mund të zgjidhte problemin e emrit të vendit me Greqinë, dhe njekohesisht se do te pershpejtonte integrimin drejt Natos dhe Bashkimit Evropian. Ndër synimet e tij është dhe krijimi i harmonisë mes bashkësive etnike në Maqedoni. Zoti Selmani është i mendimit se edhe në Maqedoni mund të thyhet tabuja që një kandidat i pakicës të marrë votat e komunitetit shumicë.