Rusia tërheq forcat paqeruajtëse nga Kosova

Rusia i dha fund pjesëmarrjes në misionin paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Komandanti i kontigjentit policor rus tha se polici i fundit i vendit të tij u larguar nga Kosova në fillim të kësaj jave. Ai e bëri këtë njoftim të mërkurën gjatë një konference shtypi në Moskë.

Ai tha se forcat ruse kryen një sërë detyrash, si patrullimi i rrugëve dhe trajnimi i policisë lokale, gjatë një periudhe gati 10 vjeçare në Kosovë. Ai shtoi se gjatë asaj periudhe forcat ruse përdorën armët vetëm dy herë. //bsa//