Tiranë: Opozita e shqetësuar për zgjedhjet

Në Shqipëri, opozita vazhdon të shprehë një shqetësim në rritje për dështimin që sipas saj kërcënon zgjedhjet politike të qershorit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i kërkoi sërish sot Qeverisë që t'i japë falas letërnjoftimet e reja për ata që nuk kanë pasaportë, duke kujtuar se zgjedhjet e ardhshme janë provimi i parë i Shqipërisë në NATO. Nga ana e saj qeveria përsërit angazhimin për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.