Memorandume të sapo-publikuara
rreth metodave hetimore të Shteteve të Bashkuara tregojnë se administrata e ish-presidentit
Bush miratoi përdorimin e teknikave të ashpra nga Agjencia Qëndrore e Zbulimit
amerikan, CIA, ndaj të dyshuarve terroristë.
Katër memorandume të periudhës së administratës Bush, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë, japin hollësi rreth metodave të tilla si përplasja e të burgosurve në mur, mbyllja e të dyshuarit në një kuti me insekte, mbajtja e tyre lakuriq dhe në pozicione të vështira e të dhimbshme. Në këto memorandume miratoheshin rrahjet, deprivimi i gjymit dhe teknika e simulimit të mbytjes në ujë.
Me anë të një
deklarate, Presidenti Barak Obama, tha se administrata e tij nuk do të ndjekë
penalisht agjentët, që i kryen këto hetime, megjithatë ai la të hapur mundësinë
e ndjekjes penale të kujdo që ka vepruar pa autoritetin e duhur ligjor. //kk//