Exxon Mobil i zuri vendin Wal-Mart-it në krye të listës së kompanive më të mëdha amerikane që kanë aksione në bursë dhe që përfshihen në listën Fortune 500.
Lista vjetore e kompanive më me fitim për vitin 2008 u publikua dje. Ajo i rendit kompanitë sipas të ardhurave bruto.
Të ardhurat e gjigandit të naftës, Exxon për vitin 2008 ishin 442 miliard dollarë. Ndërsa për kompaninë e shitjeve me pakicë Wal-Mart ato ishin 405 miliardë.
Dy kompani të tjera nafte renditen në pesë vendet e para - Chevron Corp në vend të tretë dhe ConocoPhillips në vend të katërt.
Konglomerati industrial General Electric renditet në vendin e pestë.
2008a ishte një vit të cilin shumica e kompanive të listës do të dëshironin ta harronin. Të ardhurat e përgjithshme të 500 kompanive kryesore ishin 85% më të ulta se sa në vitin 2007.
Ato që u prekën më rëndë ishin kompanitë e shërbimeve financiare. //ii