Një organizatë jofitimprurëse po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të lejojnë një debat të hapur kombëtar rreth politikës së qeverisë për luftën në internet.
Organizata me qendër në Shtetet e Bashkuara, Këshilli Kombëtar Kërkimor, thotë se politikat e qeverisë për përdorimin e Internetit dhe të sistemeve të tjera elektronike në luftë janë të mbuluara nga velloja e sekretit.
Sipas organizatës, ato politika që janë të njohura për publikun, duket të jenë të formuluara keq dhe mund të jenë kundërproduktive nëse përdoren në një luftë në Internet.
Në raportin e organizatës të publikuar dje i kërkohet qeverisë amerikane të hapë një debat kombëtar mbi përdorimin e luftës në Internet si dhe mbi pasojat ligjore dhe etike që mund të kishte një luftë e tillë.
Autorët e raportit thonë se pothuajse çdo njeri mund të fillojë një luftë në Internet duke sulmuar një sistem kompjuterik me teknologji që sot gjenden lirisht por është pothuajse e pamundur të dihet se nga ka filluar sulmi. //ii