Ndërkaq, Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sasha Rasiç, u bëri thirrje posaçërisht përfaqësuesve të komunitetit serb që të bëhen pjesë e jetës në Kosovë. “Do të shfrytëzoja këtë rast që të ftojë të gjithë të zhvendosurit e posaçërisht pjesëtaret e komunitetit tim, pra të komunitetit serb, që të kthehen në Kosovë dhe jo vetëm që të kthehen por pas kthimit të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë”, thotë ministri Rashiç.
Kthimi i të
zhvendosurve është një nga përparësitë e punës së institucioneve të vendit, por
edhe më tej shkalla e kthimit nuk vlerësohet e kënaqshme. Autoritetet në Kosovë
thonë se janë të përkushtuara për integrimin sa më të madh të pakicave
kombëtare, veçanërisht pakicës serbe. Por, ata thonë se qëndrimi kundërshtues i
Beogradit ndaj pavarësisë së Kosovës po ushtron ndikim të madh në procesin e
kthimit dhe integrimit të pjesëtarëve të komunitetit serb. //rd//