Kryeministri rus Vladimir Putin thotë se lojrat ushtarake të NATO-s në Gjeorgji, nuk i ndihmojnë përpjekjet e Uashingtonit dhe Moskës për të përmirësuar lidhjet diplomatike.
Zoti Putin, në një intervistë të botuar sot tha se manovrat e NATO-s, po ia ndryshojnë drejtimin diplomacisë dypalëshe.
Ai e akuzoi NATO-n se po përpiqej t'i forconte pozitat presidentit pro-perëndimor gjeorgjian Mikhail Saakashvili kundër të cilit po mbahen prej një muaji protesta në Tbilisi nga protestuesit e opozitës. Ata duan që ai të japë dorëheqjen.
Zoti Putin tha se qeveria e zotit Saakashvili nuk i plotëson standardet demokratike dhe shtroi pyetjen se pse Perëndimi po dërgon një sinjal mbështetjeje për të. //mm//