Shqipëri: Opozita kërkon që të merren masa antikrizë

Në Shqipëri, opozita socialiste i kerkoi sot qeverise të marrë masa shtesë për të mbrojtur ekonominë e vendit nga kriza botërore dhe nga rënia e brendshme financiare. Partia Socialiste thote se qeveria nuk duhet të rrisë detyrimet tatimore ndërkohë qe po frenohen ritmet e rritjes ekonomike. Të tjerë analistë, e vënë theksin tek papunësia.