Shqipëri: Ndikimi i medias lokale në fushatën zgjedhore

Mjetet elektronike të informimit në Gjirokastër po angazhohen intensivisht në mbulimin e fushatës elektorale për votimet e 28 qershorit. Drejtuesit e disa prej televizioneve lokale thonë se marrëdhëniet me subjektet politike janë të mira. Sipas tyre vështirësitë më të mëdha lidhen me mbulimin e aktiviteteve politike për shkak të mangësive teknike dhe problemeve financiare të televizioneve lokale.