Zhvillohen votime për parlamentin e ri në Europë

Vendet e Bashkimit Evropian po mbajnë ditën e katërt dhe të fundit të zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian.

Votuesit hedhin sot votën në 19 vende. Tetë shtete të Bashkimit Evropian i kanë kryer votimet për Asamblenë me 736 vende, që harton shumë ligje të Bashkimit Evropian dhe autorizon buxhetin e tij.

Rezultatet do të fillojnë të bëhen publike sot në mbrëmje pasi të mbyllen votimet.

Analistët thonë se pakënaqësia e madhe e votuesve të kontinentit europian mund të sjellë si rezultat një pjesëmarrjen më të ulët se kurrë dhe të krijojë hapësirë për partitë që janë kundër emigracionit dhe kundër Bashkimit Evropian.

Anketat pas votimeve të kësaj jave në Hollandë, sipas të cilave, kishte rritje të mbështetjes për një parti të së djathtës ekstreme, kanë shkaktuar shqetësim mes udhëheqësve të Bashkimit EUropian.

Sipas anketave parazgjedhore, shumë votues ishin të shqetësuar për papunësinë në rritje dhe fajësonin udhëheqësit e Bashkimit Evropian se kishin bërë shumë pak për të përballuar krizën ekonomike që ka mbërthyer kontinentin. //ek