Nje grup organizatash joqeveritare krijuan sot në Tiranë Koalicionin e
Vëzhguesve Vendore, që do të mbulojë zgjedhjet parlamentare. Koalicioni
i mbështetur nga ambasada e SHBA do të vëzhgoje zgjedhjet në 12 qarqe,
me 2 mije e 500 vëzhgues në gjysmën e qendrave të votimit, dhe 100 për
qind të qendrave të numërimit. Ambasadori i SHBA, Xhon Uidhers, tha se
këto janë zgjedhjet e para të Shqiperisë si vend anëtar i NATO-s ndaj
edhe ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme. "Çdo gjë më pak se kaq,
do të konsiderohet një regres" - tha ai.