Banka Botërore: Recesioni do të thellohet

Banka Botërore thotë se recesioni global në vitin 2009 do të thellohet më tepër se ç'ishte parashikuar, ndërkohë që vendet në zhvillim do të ndeshen me rritje papunësie dhe thellim të varfërisë.

Banka Botërore thekson në raportin e saj të publikuar sot se recesioni ekonomik global solli si rezultat rënie të kapitalit ndërkombëtar dhe shton se investimet e huaja pritet të bien edhe më shumë gjatë këtij viti.

Në fillim të këtij muaji, Banka Botërore tha se ekonomia globale do të tkurrej 2.9 për qind, krahasuar me parashikimin per renie ne masen 1.7 për qind qe kishte bere ne mars. Organizata ndërkombëtare tha se ekonomia botërore do të fillojë të përjetojë rritje nga fundi i këtij viti, por paralajmëron se rimëkëmbja do të jetë më e ngandaltë se ç'parashikohej më parë. //rd//