Papa Benedikti: G-8 të mos harrojë të varfërit e botës

Papa Benedikti i bëri thirrje udhëheqësve të Grupit të tetë vendeve më të industrializuara që të mos harrojnë të varfërit e botës gjatë diskutimeve që do të zhvillojnë javën e ardhëshme në takimin e nivelit të lartë në Itali.

Në një letër drejtuar mikpritësit të takimit, kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, kreu i Kishës Katolike u bëri thirrje udhëheqsve të G-8-ës të përqendrohen tek zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës për vendet e varfëra. Ai u kërkoi atyre që të mos lejojnë krizën ekonomike globale të prekë programet e ndihmave për rajonet e varfëra të botës.

Letra e Papës, u publikua dje nga Vatikani, por ishte nënshkruar në fillim të javës.

Po dje, mijra demonstrues në qytetin verilindor të Viçencës u përleshën me policinë italiane. Ata protestonin kundër samitit të G-8-s si dhe kundër planeve për zgjerimin e një baze ushtarake amerikane atje.

Disa protestues mbanin helmeta dhe hidhnin gurë si dhe objekte të tjera në drejtim të policisë e cila ruante një urë që çonte tek baza. Nuk pati njoftime për viktima. //ii