Gratë në qeverisje

“Gratë në qeverisje”, ishte tema e një diskutimi që zhvilluan ditët e fundit në Uashington një numër grash në pozita drejtuese në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Përfshirja e grave në politikë është me rëndësi të madhe për tranzicionin demokratik në Ballkanin Perëndimor, thonë drejtuesit e NAAC-ut, Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan që organizoi diskutimin në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar me qendër në Uashington.

Një material mbi këtë diskutim mund ta ndiqni së shpejti në programin televiziv Ditari.