Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts viziton Irakun

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts bëri sot një vizitë të pa njoftuar më parë në Irak.

Sekretari Gejts dhe komandati i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Odiermo, u takuan me kryeministrin Nuri al-Maliki në Bagdat. Në takim do të diskutohej për ndryshimin e rolit të forcave amerikane në Irak si dhe për shitjen e armëve Irakut për të përmirësuar sigurinë e tij pas largimit të forcave amerikane.

Kjo është vizita e parë e zotit Gejts në Irak, që kur trupat amerikane u tërhoqën nga qytetet muajin e kaluar, në bazë të marrëveshjes që parashikon largimin e gjithë trupave nga Iraku deri në vitin 2011.

Zoti Gejts tha se irakianët e ndjejnë veten në kontroll dhe ai shtoi se ndihet optimist nga zhvillimet që pas transferimit të përgjegjësive të sigurisë për zonat urbane tek irakianët më 30 qershor.
(ze)