Artistë shqiptarë e serbë në filmin e përbashkët "Muaj Mjalti"

Artistë të kinemasë, shqiptarë dhe serbë, sapo kanë përfunduar prodhimin e filmit "Muaj Mjalti". Produksioni është shqiptar, ndërsa regjisor i filmit është Goran Paskaljeviç. Filmi bashkon aktorë të të gjitha moshave nga të dy vendet me skena masive dasmash.
Sipas producentëve, filmi synon të japë mesazhin se të rinjtë e Ballkanit e shohin të ardhmen e tyre në Evropë.