Prishtinë: Debat mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Përfaqësues politikë të Kosovës, thanë sot se vendosja e marrëdhënieve me Serbinë mund të ndodhë vetëm me njohjen e pavarësisë së vendit nga Beogradi i cili vazhdon ta kundërshtojë atë. Komentet pasuan idenë e ripërtërirë nga ish i dërguari i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës Stefan Lehne, sipas të cilit Kosova dhe Serbia mund të vendosin bashkëpunim në të gjitha fushat, njësoj sikundër kishin vepruar dy shtetet gjermane gjatë periudhës së luftës së ftohtë.