Berisha: qeveria do të forcojë ligjet kundër krimit të organizuar

  • Armand Mero

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha tha sot se qeveria do të forcojë ligjet kundër krimit të organizuar dhe vecanërisht ato që lidhen me pasuritë e kriminelëve si dhe premtoi një rishikim të statusit për policët e rënë në krye të detyrës.

Komentet e kryeministrit u bënë gjatë një takimi që ai zhvilloi me drejtuesit e policisë pas vrasjes së katër agjentëve të njësive speciale ditën e premte në përpjekje për arrestimin e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.