Marrëveshja EULEX-Serbi për policinë ngjall reagime të shumta

Paralajmërimi për nënshkrimin e një protokolli ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit për policinë, ka nxitur mospajtime të misionit të Bashkimit Evropian me institucionet e Kosovës, por edhe përplasje të brendshme në Kosovë dhe brenda politikës serbe. Zyrtarë të EULEX-it thonë se protokolli synon luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të tjera të paligjshme që shkojnë përtej kufijve të vendeve të rajonit, por nuk ka motive politike.