Presidenti Barak Obama shënoi dje Ditën e Punës duke i thënë bashkimit të sindikatave të punëtorëve se një lëvizje e fortë punëtore është pjesë e një ekonomie të fortë.
Presidenti mbajti dje një fjalim për Federatën Amerikane të sindikatave gjatë një pikniku në shtetin Ohio.
Presidenti Obama tha se administrat e tij ka punuar për të siguruar që klasa e mesme të jetë shtylla e ekonomisë dhe jo një ideal i zbehtë për t'u festuar çdo vit.
Presidenti gjithashtu bëri thirrje për mbështetje për reformën e sistemit të kujdesit shëndetësor, duke thënë se ai do t’a trajtojë më gjërë këtë çështje nesër kur të flasë në sesionin e përbashkët të të dy dhomave të Kongresit./a/